The arrival came to an end, the first son of Adelina Tahiri comes into being
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, vjen në jetë djali i parë i Adelina Tahirit

XING
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri prej 9 muajsh ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Prej disa ditësh ajo po bënte përgatitjet e fundit për ardhjen në jetë të vogëlushit, të cilin çifti kishin vendosur ta quanin Jon.
Pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin e bukur se pritjes më në fund i ka ardhur fundi. Ajo ka publikuar një foto duke mbajtur dorën e të birit, ku shkruan:
"Mirëseerdhe në botë princi i vogël Jon."