The attack came due to the brother? Says the sister of Klodiana Lala
Sulmi erdhi për shkak të vëllait? Flet motra e Klodiana Lalës

Orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, shtëpia e prindërve të gazetares investigative, Klodiana Lalës, u qëllua nga një breshëri plumbash me kallashnikov.
Pas deklaratës së gazetares se nuk kishin asnjë konflikt personal e familjar, është dyshuar se sulmi ka ardhur për shkak të vëllait të Klodianës, i cili prej 4-vitesh kishte punuar si specialist në burgun e Fushë-Krujës dhe prej 3-javësh si jurist në burgun e Krujës.
Motra e Klodianës, Antoneta Lala, e ka sqaruar këtë situatë për mediat:
"Ky sulm nuk ka lidhje me babain apo me mua. Mendoj se ka lidhje me motrën sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ka pasur edhe kërcënime të tjera. Nuk e di se çfarë aludojnë mediat, por im vëlla nuk ka pasur probleme kurrë."- ka thënë Antoneta.
"Nuk kemi frikë, nuk i kemi kujt borxh, kështu që nuk do të largohemi këtu. Vetëm u kërkoj që të mos krijojnë terror tek fëmijët."- ka përfunduar ajo.