The baby dies after being abandoned by the mother at the parking lot, the Albanian father suffers badly
Vdes foshnja pasi braktiset nga nëna në parking, babai shqiptar e pëson keq

XING
Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi, ku një nënë ka braktisur fëmijën e saj të porsalindur në një parking makinash. Foshnja është gjetur e pajetë nga disa klient të parkimit.
Ngjarja ka ndodhur në Umbria të Italisë, ku e reja është arrestuar nga policia menjëherë pas nisjes së hetimeve. Në deklaratën e saj të parë vajza kishte rrëfyer se e kishte lindur e vetme fëmijën në banjë dhe më pas e kishte braktisur atë. Mirëpo policët nuk u bindën nga ky rrëfim.
Sipas mediave italiane, partneri shqiptar i gruas është vënë nën hetim. Siç u mësua shqiptari dhe italiania kanë edhe një fëmijë tjetër 2 -vjeç dhe mendohet se partneri i saj është bashkëpunëtor në këtë krim.
Burimi:Joq.al.