5 Prill 2022, 14:40

The beauty in Elgit Doda's clip is Saimir Kodra's sister

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

XING

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

Kënga e Elgit Dodës “Fatal Love” është pëlqyer shumë, por vëmendje ka marrë edhe protagonistja e klipit. Ajo quhet Dona Kodra dhe është motra e Saimir Kodrës.

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

Sot Dona ka folur në një intervistë në "Ditë e re", për herë të parë për bashkëpunimin me Elgitin dhe vëllain e saj, Saimirin. 

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

Dona u shpreh se kjo ishte hera e dytë por e quajti të fundit që del në një videoklip. 

“Ishte hera e dytë dhe e fundit. E para ishte me Young Zerkën. Bashkëpunimi me Elgitin ishte shumë i bukur. Nuk ishte e vështirë t’i qëndroja pranë Elgitit edhe pse është i martuar. Ma bëri shumë të thjesht. Një djalë shumë i mirë dhe punëtor", tha ajo.

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

Për Saimirin, Dona tha se është shumë mbështetëse, por ka një natyrë të rreptë.

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është vetë artist dhe nuk ka si të më kundërshtojë. Kemi diferencë të madhe moshe. Kam dhe një motër tjetër të madhe. Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët por me mua është një dashuri e vërtetë. Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim. Përveçse më ka hapur dyer nuk më ka mbyllur asnjë derë deri tani", u shpreh Dona.

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës

Blogerja shtoi se ekranin e ka ëndërr dhe do donte një emision të përditshëm. 

“E kam menduar të bëhem pjesë e ekranit dhe e kam vendosur si ëndërr në sirtar. Nuk më venitet si pasion por ndoshta nuk ka ardhur momenti i duhur. Do më pëlqente një emision mëngjesi, i përditshëm. Edhe pse gjumin e dashuroj", tha ajo.

Bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e Saimir Kodrës