17 Qershor 2023, 17:25

The big day, the wedding dress of Arbana Osmani is revealed

Dita e madhe, zbulohet fustani i nusërisë i Arbana Osmanit

XING

Dita e madhe, zbulohet fustani i nusërisë i Arbana Osmanit

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për Arbanën dhe Eduartin. Dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Toskana të Italisë.

Arbana dhe Eduarti iu kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë foto dhe video në rrjete sociale, mirëpo fustani i moderatores duket se është zbuluar.

Marcela Lati, mikeshë e çiftit ka zbuluar një detaj nga fustani i Arbanës. Ajo ka zgjedhur për ditën e saj speciale, një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve. 

Dita e madhe, zbulohet fustani i nusërisë i Arbana Osmanit

Veshjet e këtij stilisti i kemi parë shpesh në personazhe me famë botërore si Adriana Lima, Halle Berry apo Jennifer Lopez. Nuk dihet me saktësi por në media po përflitet se bëhet fjalë për këtë fustan.

Dita e madhe, zbulohet fustani i nusërisë i Arbana Osmanit