4 Janar 2022, 15:49

The brother of the Albanian MP marries a Canadian, numerous reactions on the network

Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një kanadez, reagime të shumta në rrjet

XING

Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një kanadez, reagime të

Prej dy ditësh në mediat në Kosovë kanë qarkulluar fotot e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila, Ylberit i cili ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me një burrë në Kanada. Deputetja është pyetur nga mediat se pse nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni por nuk ka dashur të japë shpjegime. “Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, është shprehur ajo.

Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një kanadez, reagime të

Për martesën e vëllait të Kusari Lilës ka reaguar edhe shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla. Përmes një postimi në Facebook, Donat Syla ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada dhe është ndër përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit të Kosovës.

Burimi: abcnews.al