19 Gusht 2018, 12:42

The children were crushed by the train, the father stalked: The girl was autistic, she was very fond of living

Fëmijët u shtypën nga treni, rrënqeth babai: Vajza ishte autike, kishte shumë dëshirë të jetonte

XING

Fëmijët u shtypën nga treni, rrënqeth babai: Vajza ishte

Dy fëmijë të mitur, motër e vëlla humbën jetën pak ditë më parë pasi u shtypën nga një tren teksa po kalonin binarët. Djali Lorenzo, 12 vjeç dhe vajza Gilla, 6 vjeç shoqëroheshin nga nëna e tyre, 49 vjeç e cila u shtyp nga një vagon  dhe u plagos rëndë ndërkohë që dy fëmijët e saj fatkeqësisht humbën jetën. Nëna dhe dy të miturit po shkonin për në plazh në Brancaleone. 49-vjeçarja ishte ndarë nga bashkëshorti dhe bashkëjetonte me një vendas mësues.

Fëmijët u shtypën nga treni, rrënqeth babai: Vajza ishte

Pak ditë pas ngjarjes babai i fëmijëve ka thyer heshtjen duke bërë një deklaratë prekëse mes lotësh për Lorenzon dhe Gillan.

“Një gjë e tillë është e paimagjinueshme, e tmerrshme dhe e padrejtë. Në 2018 nuk është e mundur të vdesësh në këtë mënyrë të tmerrshme. Do te mjaftonte një pengesë dhe kjo nuk do të kishte ndodhur. I kerkoj çdo ditë Lorenzon dhe Gillan, por ata nuk janë aty. Me djalin e shihnim Juventusin në stadiumin Allianz që në vitin 2011. Ai ishte një fëmijë i shkathet, i mirë, i përgjegjshëm dhe i pjekur. E vogla, pavarësisht se ishte autike, kishte një dëshirë të madhe për të jetuar, per te falur dashuri, shumë e socializuar. Ajo po bënte shumë përparim dhe po fillonte të fliste. Vajza kishte një pasion të madh për muzikën, ajo pëlqente te mbante gjithmone një çantë”, është shprehur mes lotësh babai.

Fëmijët u shtypën nga treni, rrënqeth babai: Vajza ishte