8 Gusht 2018, 23:01

The couple arrested, carrying infants locked in the box with screws

Arrestohet çifti, mbanin fëmijët e mitur të mbyllur në kuti me vida

XING

Arrestohet çifti, mbanin fëmijët e mitur të mbyllur

Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi katër fëmijët që kishin adoptuar u gjetën të mbyllur në kuti me kompensatë dhe vida. Laura Cheatham dhe Daryl Head, të dy 38, u arrestuan të martën pasi një telefonues anonim thirri autoritetet për të raportuar abuzimin. Policia shkoi në shtëpinë e Cheatham në Farmington, Misuri, dhe fillimisht u refuzuan të hynin nga Daryl Head. Kur u futën me forcë brenda në shtëpi, Laura Cheatham po përpiqej të hiqte vidat nga kutia që të lironte fëmijët. 

Arrestohet çifti, mbanin fëmijët e mitur të mbyllur

Kutitë ishin 'ndërtuar posaçërisht' dhe nuk kishin dritare, dritë ose pajisje. Fqinjët i thanë policisë se rregullisht i panë fëmijët duke bërë punë me dorë, duke përfshirë edhe sharrimin e dërrasave që besohet se më vonë u përdorën që t'i mbanin ata robër në kuti. Policia u tmerrua nga kushtet që i nënshtroheshin fëmijëve. Mendohet se kanë jetuar aty për disa javë.

Arrestohet çifti, mbanin fëmijët e mitur të mbyllur

"Kam parë shumë gjëra të këqija, por kjo është e mjerueshme", tha Sheriffi i Shën Françeskut, Daniel Bullock për KMOV. Cheatham dhe Head u akuzuan për rrëmbim të shkallës së dytë dhe rrezikimin e një fëmije.

Arrestohet çifti, mbanin fëmijët e mitur të mbyllur