13 Gusht 2018, 13:30

The decision is given, the court leaves in jail Ridvan Zykaj of the massacre in Vlora

Jepet vendimi, Gjykata lë në burg Ridvan Zykajn e masakrës në Vlorë

XING

Jepet vendimi, Gjykata lë në burg Ridvan Zykajn e masakrës

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ritvan Zykaj që në 10 gusht kreu vrasjen e 8-fishtë që tronditi opinionin publik. Më shumë se 15 avokatë e refuzuan ta mbronin 24-vjeçarin, por me  ndërmjetësinë e kreut të gjykatës u caktua avokati kryesisht, Renato Mehmetaj.

Ridvan Zykaj u dërgua në Gjykatë me masa të forta sigurie. Jashtë gjykatës priste një i afërm i viktimave, por nuk u lejua që të hynte. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura nën drejtimin e gjyqtares Esmeralda Habilaj.

Ritvan Zykaj ka pranuar krimin, por nuk ka shprehur pendesë. Hetuesve u tha se kushërinjtë i vrau sepse e akuzonin për vjedhjen e pulave.

Burimi: TVKlan

Jepet vendimi, Gjykata lë në burg Ridvan Zykajn e masakrës