The details are revealed: Here's how will be the show of Besi, Erion and Chemicals in 'Albanian Sunday'
Detajet: Ja si do të jetë emisioni i Besit, Erionit dhe Kimikatit tek 'E Diela shqiptare'

XING
Një foto e publikuar sot nga Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku në studion e të Dielës Shqiptare teksa shfaqeshin duke bashkëbiseduar me Ardit Gjebrean dhe Aleksandër Frangajn, shkaktoi zhurmë në portale. Menjëherë nisën thashethemet se 3 aktorët do i shohim në emisionin "E diela shqiptare" dhe kjo siç duket është mëse e vërtet.
Olsi Bylyku i njohur si "Kimikati" ka treguar për "intv.al" se të tre do ta realizojnë emisionin e tyre në spektaklin "E Diela shqiptare" ku do të kenë një minutazh kohor rreth 1 orë-1 orë. Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe do të kenë të ftuar të ndryshëm nga bota e showbizit.