The Eurovision vote count is revealed, the ranking of Albania is changing
Zbulohet gabimi në numërimin e votave në Eurovision, ndryshon renditja e Shqipërisë

XING
U mbajt pak ditë më parë në Tel Aviv finalja e madhe e Eurovision 2019 dhe fitues u shpall Hollanda e përfaqësuar nga Duncan Laurence me këngën "Arcade". Shqipëria u rendit në vendin e 18 me 90 pikë.
Eurovision ka njoftuar se një gabim në numërimin e votave ka bërë që të rillogariten pikët.
Katër vendet e para nuk janë ndryshuar, por Shqipëria është ngritur në renditje duke arritur vendin e 17 dhe e ka kaluar Serbinë.
Pavarësisht se nuk arriti të merrte vendin e parë, Jonida u vlerësua si Artistja me zërin më të mirë femëror dhe si Këngëtarja që ka kënduar live më mirë.