26 Qershor 2023, 11:47

The explosion of the submarine took her husband and son, Christine's hostage: I gave my place to the boy...

Shpërthimi i nëndetëses i mori bashkëshortin dhe të birin, pengu i Christine: Ia lashë djalit vendin tim…

XING

Shpërthimi i nëndetëses i mori bashkëshortin dhe të

Në mesin e personave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses “Titan” ishte dhe 19-vjeçari Suleman, i biri i Shahzada Dawood, një prej njerëzve më të pasur nga Pakistani. Nëna e adoleshentit Christine Dawood ka thënë në një intervistë për BBC se në fillim kishin planifikuar që ajo të shkonte të eksploronte nën ujë me bashkëshortin, por vendosi t’ja linte vendin e saj të birit, pasi sipas saj “ai e donte vërtet atë gjë.”

Christine shprehet madje se ishte hera e dytë që planifikonin të shihnin mbetjet e Titanikut si çift. Herën e parë i pengoi pandemia, ndërsa këtë herë ajo la djalin e saj të shkonte.

Ditën kur ata hipën në nëndetëse ajo thotë se e gjithë familja ishte e emocionuar, pasi e cilësonin si udhëtimin e jetës. Por, fatkeqësisht rezultoi krejt e kundërta. Ajo thotë se bashkë me vajzën e saj Alina, 17 vjeç ka pritur për ditë me radhë me ankth lajmin për dy të dashurit e tyre.

Shpërthimi i nëndetëses i mori bashkëshortin dhe të

“Ne kishim shumë shpresë, shpresonim shumë që ata të dilnin mbi sipërfaqe shëndosh e mirë”, thotë ajo.

Kur u pyet se cilat ishin fjalët e fundit që shkëmbyen, ajo tha: “Ne thjesht u përqafuam, qeshëm me të sepse Shahzada ishte aq i emocionuar, si një fëmijë i vogël. Të dy ishin shumë të emocionuar.”

Biznesmeni, nënshtetas britanik Shahzada dhe Suleman ishin dy nga pesë viktimat e vrara kur nëndetësja pësoi një ‘shpërthim katastrofik’ vetëm 1600 metra nga harku i Titanikut./tvklan.al