9 Gusht 2018, 12:30

The family goes to visit, the doctor kidnaps and rapes the 13-year-old

Familja e çon për vizitë, mjeku rrëmben dhe përdhunon 13-vjeçaren

XING

Familja e çon për vizitë, mjeku rrëmben dhe përdhunon

Historia e pazakontë e një vajze ka shokuar opinionin publik së fundmi pasi që në moshën 13-vjeçare ajo është rrëmbyer dhe është përdhunuar nga një mjek. Ngjarja e rëndë ka filluar që në vitin 2003 kur familjarët e vajzës e kanë çuar atë tek një mjek, i cili quhet Jago që njihej për mjekësin alternative dhe metodat e tij shëruese.

Familja e çon për vizitë, mjeku rrëmben dhe përdhunon

Pasi e vizitoi ai i kishte thënë familjes që vajza ishte arratisur dhe autoritetet e shpallën atë të zhdukur. Por pas 15 vitesh është zbuluar se Jago e kishte mbyllur vajzën në një shpellë dhe për vite me radhë e përdhunonte atë.

Familja e çon për vizitë, mjeku rrëmben dhe përdhunon

28-vjeçarja e cila nga autoritete është identifikuar si ‘H’, u gjet ditën e diel në një shpellë në fshatin Bajugan në Indonezi.

“Jago abuzoi seksualisht me vajzën për 15 vite duke u justifikuar se po e bënte për ta shëruar. Ai i kishte treguar asaj foton e një burri të quajtur Amrin, që sipas tij ishte xhind. Gjatë seksit Amrin do të shfaqej ose do të hynte në trupin e Jagos.”, kanë treguar policët për CNN.Familja e çon për vizitë, mjeku rrëmben dhe përdhunon