The famous actor, the VIP, is terrified of what they teach
Gjendet i vdekur në shtëpi aktori i njohur, VIP-at të tmerruar nga ajo ç'mësojnë

XING
Ka ndërruar jetë "Zombie boy", aktori dhe modeli që u bë shumë i famshëm me pamjen e tij të mbuluar me tatuazhe. Rick Genest është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal dhe vdekja e tij është raportuar si vetëvrasje, çka ka shkaktuar trishtim te shumë VIP-a që e njihnin 32-vjeçarin.
Lady Gaga i ka kushtuar aktorit një status ku shkruan: "Vetëvrasja e mikut tim Rick Genest është përtej shkatërrimit. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, shëndeti mendor duhet të jetë përparësor, të fshijmë stigmën që nuk mund të flasim për të. Nëse vuani, thërrisni një mik ose familje. Ne duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin", shkruan Lady Gaga në klipin e të cilës Genest ka qenë protagonist.