9 Qershor 2023, 22:34

The first resident of Big Brother VIP 3 is revealed

Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP 3

XING

Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP 3

Big Brother VIP 3 do të nisë në vjeshtë dhe personazhi i parë është zbuluar. Ai do jetë këngëtari i njohur Devis Xherahu.

Këngëtari e ka zbuluar këtë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku i pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse do të merrte pjesë, ai tha se do të jetë banor i shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, sezonin e ardhshëm.

Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP 3

Ai sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do futeshin të dy atëherë Devisi do e fitonte.

“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Brotherin”, tha Devisi.