'The first time I am arrested without doing anything', Stress' statement in court is revealed
'Hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë', zbardhet deklarata e Stresit në gjyq

XING
Sot është zhvilluar seanca gjyqësore e të arrestuarve për sulmin në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës së 9 Janarit. Një ndër të arrestuarit është dhe reperi Stresi. “Top Channel” ka zbardhur një pjesë të deklaratës së tij në Gjykatë.
Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë
Gjyqtari: kështu me ke thënë dhe radhën e parë
Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.
Burime për gazetaren, Anila Hoxha thanë se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova. Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.
Burimi: "Top Channel"