15 Qershor 2023, 11:13

The footballer of the Albanian national team becomes a father for the second time

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të dytë

XING

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë

Futbollistët e Kombëtares shqiptare ndodhen të grumbulluar në vendin tonë këto ditë, teksa edhe sot zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin "Air Albania", në vendin ku do të zhvillohet ndeshja e ardhshme e përfaqësueses, e vlefshme për "Euro 2024", më 17 qershor. 

Megjithatë në grumbullim u vu re mungesa e dy futbollistëve, më saktësisht dy mbrojtësve të Kombëtares, Berat Gjimshitit dhe Frederic Veselit, te cilët nuk ishin të pranishëm në seancën stërvitore. Për këtë të fundit mendohet se arsyeja është një dëmtim fizik, ndërsa për të parin vjen një lajm shumë i bukur, pasi raportohet se është bërë baba për herë të dytë. 

Gjimshiti është bërë me vajzë të cilës i ka vendosur emrin Adria Jela. Gjimshiti është baba edhe i një djali.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë

Kujtojmë që edhe dy futbollistë të tjerë të Kombëtares janë bërë prindër së fundmi, Eros Grezda dhe Odise Roshi. 

Burimi: news31