21 Maj 2018, 18:05

The foreign magazine is astonished by Luana: Women with lots of talents

Revista e huaj mahnitet nga Luana: Femra me shumë talente

XING

Revista e huaj mahnitet nga Luana: Femra me shumë talente

Luana Vjollca është rikthyer sot në Instagram për të dhënë lajmin se ka dhënë intervistë për revistën ndërkombëtare "ONN" ku flet për karrierën, jetën personale e projektet e reja që do vijnë.

Revista e huaj mahnitet nga Luana: Femra me shumë talente

"Luana Vjollca është një femër me shumë talente. Nuk është vetëm një këngëtare e famshme, por gjithashtu ka aftësi në moderim, prezantim dhe si producente. Tani ajo është gati të marrë kohë për projekte të tjera dhe të fokusohet sërish në muzikë të cilën e do shumë", shkruan revista ONN për Luanën.

Revista e huaj mahnitet nga Luana: Femra me shumë talente

"Në Shqipëri ja kam dal të jem femra me më influencë në rrjete sociale, sidomos në Instagram ku profili im arrin 16 milion shikime në javë. Po punoj 2 këngë të reja, të dyja janë bashkëpunime dhe pres që të bëhen hit vere. Për momentin jam e fokusuar tek muzika dhe nuk po drejtoj ndonjë program. Dua që muzika ime të jetë energjike dhe e hareshme, diçka që t'i bëjë njerëzit të kërcejnë dhe të ndihen mirë", ka treguar Luana.

Revista e huaj mahnitet nga Luana: Femra me shumë talente

E pyetur se çfarë ka qëllim të arrijë, Luana është përgjigjur: "Jam një femër që më shumë veproj sesa flas. Të them të vërtetën unë nuk dal si njerëzit e moshës sime, kështu që grupi im i miqve është tkurrur ndër vite. Sot jam e kënaqur që kam një grup miqsh dhe bashkëpuntorë që kujdesen shumë për mua dhe me të cilët punoj për të pushtuar horizonte të reja".