28 Qershor 2023, 16:54

The Greek pays the Albanian and two others to beat the ex-partner

Grekja paguan shqiptarin dhe dy të tjerë për të rrahur ish-partnerin

XING

Grekja paguan shqiptarin dhe dy të tjerë për të rrahur

Një 26-vjeçare në Greqi pagoi tre persona për të rrëmbyer dhe dhunuar ish partnerin e saj 30-vjeçar.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku siç shkruajnë mediat vendase, shkak ishte bërë ndarja mes tyre. Tre autorët e kërcënonin vazhdimisht 30-vjeçarin se do t’i dëmtonin biznesin e tij nëse ai nuk i jepte shumën prej 1 mijë euroësh në janar të këtij viti,

Dy ditë pas kërcënimit të parë, autorët e kanë telefonuar sërish duke i kërkuar paratë.

Më pas, më 14 janar, në zonën e Nea Michanionës, autorët që mbanin me vete armë, e kanë zbritur nga automjeti 30-vjeçarin dhe kanë tentuar ta fusin në automjetin e tyre, por viktima ka arritur të arratiset.

Ai përfundoi në spital pasi ishte dhunuar.

Rasti u zbardh pas një hetimi të plotë nga policia e Departamentit të Sigurisë së Thermaikos, e cila arriti të identifikojë autorët. Bëhet fjalë për tre shtetas të moshës 41 vjeç (të lindur në Rusi), 34 dhe 26 vjeç (2 burra-1 grua), një shqiptar 24 vjeç dhe një armen 31 vjeç, për të cilët është ngritur dosje për. sipas rastit, veprat e tentativës së rrëmbimit, zhvatjes, lëndimit të rëndë trupor, kërcënimit dhe shkeljes së Ligjit për Armët.

Dosja përkatëse e lëndës do t’i dërgohet prokurorisë kompetente.

Burimi: Top Channel