The house was engulfed by the flames, Rudina Wizard words grateful for firefighters
Shtëpia u përfshi nga flakët, Rudina Magjistari fjalë mirënjohëse për zjarrfikësit

XING
Moderatorja e njohur e emsionit të pasdites në 'Tv Klan', Rudina Magjistari, është një prej personazheve më të komentuar të showbizit shqiptar. Ajo ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në Instagram, ku qëndron shpesh aktive e në kontakt me fansat.
Së fundmi, Rudina ka publikuar një video të një shtëpie në lagjen e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët. Moderatorja ka filmuar zjarrfikësit të cilët po bënin punën e tyre dhe i ka falenderuar me një mesazh në Instastory.
"Këta janë zjarrfikësit shqiptarë. Nderim për këta njerëz që rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre në emër të profesionit, ndihmës dhe përgjegjësisë qytetare."- ka shkruar Rudina në postim.