26 Qershor 2023, 13:07

The man is shocked when he finds out with whom his doctor wife is cheating on him: This is the car of...

Burri shokohet kur zbulon se me kë e tradhton gruaja doktoreshë: Kjo është makina e...

XING

Burri shokohet kur zbulon se me kë e tradhton gruaja doktoreshë: Kjo

Një tjetër histori tradhtie u trajtua në emisionin “1 herë mat”. Një burrë kërkoi investigimin e bashkëshortes së tij doktoreshë tek Urgjenca.

“Ka 10 vite që punon atje, ka qenë shumë e rregullt me oraret, ka qenë shumë e përkujdesur për familjen. Vitet e fundit e shoh të ftohtë, të shpërqëndruar. Kam dyshimet e mia,” tha klienti.

Pas investigimit 3-ditor të ekipit të Shkënda Lilit, nga fotografitë që u morën nuk u pa asnjë lëvizje e dyshimtë e bashkëshortes. Dhe duke qenë se klienti mbeti i pakënaqur, investigimi vazhdoi edhe për ditë të tjera. Ekipi investigativ, e ndoqi bashkëshorten e klientit e cila u ul në një restorant në periferi të Tiranës me kolegun e saj me të cilin pinte kafe çdo ditë. Ata u fotografuan duke i kapur dorën njëri-tjetrit dhe më pas duke u ngjitur në hotel. Sapo klienti pa këto foto njohu makinën e anestezistit.

“Ne kemi hyrje-dalje me këtë zotërinë, uaaa vetëm këtë nuk e prisja. Normal që e njoh, këto kohët e fundit me thënë të drejtën nuk jemi takuar shumë familjarisht. Po kalamajtë shoqërohen me njëri-tjetrin. Nuk më iket më në shtëpi, a do më ndihmoni dhe ju të përballem me të? Kam nevojë për një psikolog,” thotë klienti.