The man kills his wife and himself, the girl finds the dead parents at home
Tronditëse/ Burri vret gruan dhe veten, vajza i gjen prindërit e vdekur në shtëpi

Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë brenda në banesë nga vajza e tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Arsizios në provincën e Varese, Itali. Mediat italiane shkruajnë se gruaja 68-vjeçare u gjet e vdekur me shenjat e mbytjes në qafë, ndërsa burri 72-vjeçar kishte varur veten në korridorin e shtëpisë. Sipas hetimeve 72-vjeçari e ka mbytur gruan me kabllo. Çiftin e ka gjetur të vdekur vajza e tyre kur ka shkuar në shtëpi. E alarmuar ajo ka njoftuar menjëherë policinë të cilët kanë mbërritur atje dhe po hetojnë mbi ngjarjen.
Siç bëhet e ditur çifti merrnin ilaçe antidepresive. Ata kishin shkuar për t'u vizituar dhe vajza në darkë i kishte telefonuar për t'i pyetur, por ata nuk i ishin përgjigjur telefonit. E reja ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur babain të varur në korridor e më pas mamanë e vdekur./Xing.al