The massacre in Vlora / 24 year-old kills 8 people, including children
Masakër në Vlorë/ 24 vjeçari vret 8 persona, mes tyre edhe fëmijë

XING
Tetë persona janë qëlluar për vdekje ditën e sotme në fshatin Resulaj në Vlorë. Autori është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj i cili ka qëlluar me breshëri në drejtim të 8 personave, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis.
"Shqiptarja.com" ka mësuar se shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë ushqimi për pulat. Pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e autorit. Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet. I riu i ka qëlluar duke kryer masakrën. Dyshohet se mes viktimave ka edhe fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.