10 Gusht 2018, 22:35

The massacre in Vlora / The parents of the 24-year-old talk: The boy insults

Masakra në Vlorë/ Flasin prindërit e 24-vjeçarit

XING

Masakra në Vlorë/ Flasin prindërit e 24-vjeçarit

Forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të Ridvan Zykaj, 24-vjeçari që kreu masakrën në fshatin Resulaj të Vlorës ditën e sotme duke lënë të vdekur 8 persona të të njëjtit fis, kushërinj të babait të tij, mes tyre edhe dy fëmijë, 6 dhe 17 vjeç.

Ndërkohë hetuesit kanë marrë në pyetje prindërit e 24-vjeçarit të cilët janë shprehur se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre duke e akuzuar për vjedhje. Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi masakra. Prindërit kanë thënë se nuk e dinë ku e gjeti Ridvani automatikun sepse nuk kanë mbajtur kurrë armë.

Burimi: Top Channel