The massive poisoning of Elbasan's daughters, the bridegroom and 44 people, end up in the hospital
Helmimi masiv i dasmorëve në Elbasan, dhëndri dhe 44 persona përfundojnë në spital

XING
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një dasmë në Elbasan, ku 44 dasmor së bashku me dhëndrinë kanë përfunduar në spital pas një helmimi. Siç ka raportuar nëndrejtori i spitalit të Elbasanit Luan Rapi deri tani 31 persona janë shtruar në spital , 2 fëmijë në pediatri dhe 3 persona janë ndërguar me urgjencë në Tiranë.
“Helmimi ka ndodhur të shtunën dhe të dielën. Pacientët kanë qenë në të njëjtin lokal në një dasmë. Ka disa të shtruar. Gatishmëria e spitalit është 100%”, tha Rapi sipas Panorama.
Ndërkohë ndonëse policia ka filluar hetimet për këtë ngjarje ende nuk ka një shpjegim zyrtar për këtë helmim masiv.