The neighbors of the 24-year-old who committed the massacre in VloraL were nervous, the victims had cousins
Masakra në Vlorë/ Flasin fqinjët e 24-vjeçarit: Ishte nevrik, viktimat i ka kushërinj të babait

Tetë persona mbetën të vdekur, mes tyre edhe një 6-vjeçar në fshatin Resulaj të Vlorës ditën e sotme. Autori ishte Ridvan Zykaj, 24 i cili ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të tij. U tha se autori ka probleme mendore por fqinjët shprehen se nuk dinë gjë për një fakt të tillë.
"Ishte pak nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin. I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat", kanë thënë fqinjët për Balkanweb.
8 viktimat janë identifikuar. Ata janë shtetasit: Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjec), Ferie Zyka, (72 vjec) Besim Zyka,(42 vjeç) Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeçe) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjec).
Nga të dhënat e policisë, autori ka vrarë Demirin, gruan e tij dhe dy djemtë e çiftit. Ridvan Zykaj vijon të jetë i arratisur. Në ndjekje të tij janë vënë forca policore, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Burimi: Balkanweb