29 Qershor 2023, 20:23

The night before, their house was burned down, new details emerge from the murder of the father and son in Shkodër

Një natë më parë iu dogjën shtëpinë, dalin detaje të reja nga vrasja e babait dhe djalit në Shkodër

XING

Një natë më parë iu dogjën shtëpinë, dalin

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Dukagjin. Viktima dyshohet se kanë mbetur babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra. Gazetari Simon Shkreli raporton se një natë më parë, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult në Dukagjin.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë shkuar për të parë banesën e djegur ku janë zënë pritë nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend. Policia Vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të rëndë./

Burimi: Abc News