20 Qershor 2023, 14:28

The person who attacked Bebe Rexha speaks: This is why I hit her with the phone

Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

XING

Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

Bebe Rexha pësoi një incident të rëndë teksa po këndonte gjatë një koncerti në New York. Dikush nga turma i hodhi celularin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtim. Është raportuar se Bebe u dërgua në spital pas incidentit dhe u detyrua të bënte 3 qepje. Bebe publikoi në Instagram foto të syrit të saj të mavijosur dhe shkroi krahas postimit "Jam mirë".

Personi që sulmoi Beben, i cili sipas Rolling Stone, është Nicolas Malvagna nga New Jersey, ka folur lidhur me ngjarjen. Publikimi raporton se zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan thotë se Malvagna ka pranuar se ka hedhur telefonin.

27-vjeçari mësohet se ka shpjeguar edhe motivet e tij, teksa thuhet se ka thënë: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund sepse do të ishte qesharake”.

Sipas publikimit, ai u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar me dy akuza për sulm në shkallën e tretë; një akuzë për ngacmim në shkallën e dytë; një akuzë për ngacmim të rëndë në shkallën e dytë; dhe një akuzë për tentativë sulmi në shkallën e tretë.