The picture that raised doubts / 5 months after the engagement of the Albanian singer for the first time
Foto që ngriti dyshimet/ 5 muaj pas fejesës, këngëtari shqiptar baba për herë të parë

XING
Këngëtari i njohur i hiteve "Si dukem unë pa ty", "Ajo është ajo" etj, Erik Lloshi, 5 muaj më parë shpalli fejesën me bukuroshen bjonde, Rominën.
Këto ditë çifti ka shijuar pushimet në Turqi, nga ku ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr poza e çiftit, e cila po bën xhiron e rrjetit.
Eriku shfaqet duke e përqafuar partneren nga pas dhe të dy i kanë mbledhur duart tek barku i Rominës, veprim i cili i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ajo është shtatzënë.