The sad / Accident in Fier that took the girl's life pregnant, where he was going with his father-in-law
E trishtë/ Aksidenti në Fier që i mori jetën vajzës shtatzënë, ja ku po shkonte me vjehrrin

XING
Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin Fier-Levan ku dy makina u përplasën në qafën e Koshovicës e ku mbeti e vdekur një 26-vjeçare, Majlinda Troka e cila ishte 6-muajshe shtatzënë. Nga aksidenti u plagosën edhe katër persona të tjerë, Astrit Troka, 58 vjeç, Klaudia Troka, 44 vjeç, Laurent Troka, 31 vjeç dhe mes tyre një e mitur, vajza e Majlinda Trokës. 7-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.
Burime për "Panorama" kanë treguar se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe vajzën e saj drejt Fierit. Familja Troka kishin planifikuar të bënin pazar dhe pastaj të ktheheshin në shtëpinë e tyre në fshatin Martinë.