5 Gusht 2018, 21:00

The saddle / 'Kemali' that mad girls in serious health condition

E trishtë/ 'Kemali' që çmendi vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore

XING

E trishtë/ 'Kemali' që çmendi vajzat në gjendje

Aktori i njohur nga roli i "Kemalit" në serialin "Dashuri e verbër", Burak Ozçivit është padyshim një nga meshkujt më të pëlqyer nga vajzat të cilat lënë kokën pas tij, edhe pse është i martuar. 33-vjeçari po kalon një periudhë shumë të keqe së fundmi. Aktori është prekur nga "burnout syndrome". "Burnout" është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur. Kjo ndodh kur ndiheni të tronditur dhe të paaftë për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme. Ndërsa stresi vazhdon, ju filloni të humbni interesin ose motivimin dhe kjo po i ndodh Burakut. 

E trishtë/ 'Kemali' që çmendi vajzat në gjendje

Mediat turke shkruajnë se aktori po viziton një psikolog dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen po i qëndron pranë në këto momente të vështira. Gjithashtu Burak ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do e shohim sërish në ekran. 

"Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më", i ka thënë aktori psikologut të tij.

E trishtë/ 'Kemali' që çmendi vajzat në gjendje