12 Qershor 2023, 22:56

The silence is broken/ Egli Tako speaks for the first time about the separation from Olsi Bylyku

Thyhet heshtja/ Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku

XING

Thyhet heshtja/ Egli Tako flet për herë të parë për

U bë kohë që në rrjete sociale qarkullojnë lajme se Egli dhe Olsi Bylyku janë ndarë. Eglit i ka ardhur në majë të hundës nga vëmendja që ka marrë jeta e saj private dhe ka reaguar më në fund me një postim në rrjete sociale. 

Teksa në rrjet qarkulloi një lajm ku thuhej se nëna e Olsit mund të ishte bërë shkak për ndarjen e tyre, Egli ka reaguar e revoltuar duke thënë se do ndjekë penalisht këdo që përfshihet në historinë e tyre dhe përmend familjarët. Ajo nuk ka treguar nëse është ndarë nga Olsi duke u shprehur se është “puna e tyre”.

“Sot qenka dita qe me ka rene taksirati te merem jo me nje, por me disa! Kisha vendosur ne menyre kategorike tè mos beja asnje
prononcim sa i takon jetes sime private! Por, meqenese puna erdhi deri ne këte pike, nuk mund te hesht me!
Te nderuara PORT'HALE, dhe te gjithe ju qe mbase jo per klikime por per pak vemendje nepèr tavolina, komentoni mbi emrat tane,
ky status eshte pèr ju! Ne kemi marr persiper rriskun per te qene figura publike e tè komentohemi ne rrjet, te abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojme) por familjaret tane JO! A jemi ndarè, a jemi lidhur, a jemi zene, a jemi bashke, a kemi probleme, a jemi te lumtur eshte PUNA JONE & ARSYET TONA!
Keni abuzuar mjaftuesh?m me tituj nga me te ndryshmit me emrat tane, por me familjarët JU PREMTO] se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t'ju shoh aty ku e keni vendin! Mjaft e shitet veten kaq lire!”, ka shkruar Egli.

Thyhet heshtja/ Egli Tako flet për herë të parë për