The suicide of the judge's wife saw what the neighbors were terrified
Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit, ja çfarë panë fqinjët që u tmerruan

Vetëvrasja e bashkëshortes së gjyqtarit të "Krimeve të Rënda", Dritan Hallunaj pak orë më parë ka shokuar opinionin publik. 37-vjeçarja Enkeleda Hallunaj me profesion stomatologe u hodh nga kati i 8-të i pallatit ku jetonte.
Fqinjët e tmerruar kanë rrëfyer për ‘Balkanweb’ se Enkeleda ka qenë e vetme në shtëpi në momentin që është hedhur. Ata janë të sigurt se nuk ka pasur as hyrje dhe as dalje në shtëpinë e saj. Ndër të tjera ata kanë rrëfyer se në atë moment ata kanë dëgjuar vetëm një zhurmë të madhe dhe të trembur kanë dal jashtë.
“Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”, kanë thënë kalimtarët, raporton “BalkanWeb”.
37-vjeçarja la pas vajzën e saj 7-vjeçare dhe sipas burimeve pranë ‘Balkanweb’ autoritetet dyshojnë se bashkëshortja e gjyqtarit vuante nga depresioni pasi në banesën e saj janë gjetur antidepresiv, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.