8 Janar 2022, 13:46

The tearful Grida Duma speaks live from the headquarters: I distance myself from the violence of Sali Berisha, we are traumatized

Grida Duma e përlotur flet live nga selia: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, jemi të traumatizuar

XING

Grida Duma e përlotur flet live nga selia: Distancohem nga dhuna e Sali

Grida Duma ka dalë live në një video në Facebook ku e përlotur shprehet se është e traumatizuar nga dhuna e shfaqur në protestën e mbajtur sot. 

"Partia Demokratike duhet të ishte shpresa e shqiptarve. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës. Të gjithë jemi të traumatizuar", shprehet Grida.

Grida Duma: Kjo është PD sot, moment i rëndë, jo vetëm për gazin e dhunën, nuk ka demokrat që sulmon një demokrat. Unë nuk besoj tek dhuna, nuk besoj tek saldimi i portave. Besoj se duhet të ketë ndërgjegje të madhe. Ata që janë zgjedhur nga populli duhet të gjenin mënyrën që të diskutonin qetësisht. Është një fatkeqësi që për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta kundër njëri-tjetrit. Distancohem nga dhuna, e dënoj dhunën, Partia Demokratike duhet të ishte shpresa e shqiptarve. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës. Të gjithë jemi të traumatizuar.