18 Gusht 2018, 23:17

The touch / doctors did not touch the baby by hand that she was dirty, the police breastfeed

Prekëse/ Mjekët nuk e prekën me dorë beben se ishte pis, policja e ushqen me gji

XING

Prekëse/ Mjekët nuk e prekën me dorë beben se ishte pis,

Një oficere policie ka bërë një gjest prekës duke ushqyer me gji një foshnjë në spital që mjekët e cilësuan "të pistë". Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve në Buenos Aires, Argjentinë, kur foshnja u soll duke qarë me dëshpërim. Oficerja i kërkoi mjekëve lejen për ta mbajtur dhe ushqyer atë, pasi pa se foshnja ishte i uritur dhe stafi i spitalit ishte i mbingarkuar me punë. Ayala e përqafoi fëmijën dhe filloi ta ushqente. Ai pushoi menjëherë së qari.

Prekëse/ Mjekët nuk e prekën me dorë beben se ishte pis,

Ayala u tha mediave lokale: "Vura re se ishte i uritur, pasi po e vendoste dorën në gojën e tij, kështu që kërkova ta përqafoja dhe ta ushqeja me gji. Ishte një moment i trishtë, mu dhimbs, shoqëria duhet të jetë e ndjeshme ndaj çështjeve që prekin fëmijët, nuk mund të vazhdojë të ndodhë".

Një mik i oficeres së policisë, Marcos Heredia, thotë se stafi i spitalit e quajti foshnjën "të pistë", por Ayala nuk ishte e shqetësuar. Ai e fotografoi policen duke i dhënë gji foshnjes dhe e shpërndau në internet.

Prekëse/ Mjekët nuk e prekën me dorë beben se ishte pis,

Miku i oficeres tha: "Unë dua ta bëj publik këtë gjest të madh të dashurisë që keni bërë sot për këtë fëmijë të vogël që ju nuk e njihni, nuk keni hezituar të veproni si një nënë. Ju nuk u shqetësuat nëse ai ishte i pistë, siç bëri stafi i spitalit"

Sipas mediave lokale, fëmija është i një nënë të vetme që ka 6 fëmijë të tjerë dhe është në një varfëri të skajshme./Xing.al

Prekëse/ Mjekët nuk e prekën me dorë beben se ishte pis,