15 Gusht 2018, 21:46

The tragic accident / had not set the belt, the Albanian flew out of the car

Aksident tragjik/ Nuk kishte vendosur rripin, shqiptari fluturon nga makina

XING

Aksident tragjik/ Nuk kishte vendosur rripin, shqiptari fluturon nga makina

Policia e Oregonit ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një shqiptari me banim në SHBA. Shqiptari Mitildit Lako, 53 vjeç ishte pasagjer në një furgon që drejtohej nga një shqiptar tjetër me banim në Illinois, Stavr Plasari, 36 vjeç. Mjeti u godit nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 gushtit. "Fox 12" shkruan se Lako nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit dhe në momentin e përplasjes ka fluturar nga makina. 

Mjeti i tyre u godit nga prapa nga një gjysmë kamion, i drejtuar nga Samuel Goedhart, 30 vjeç. Lako u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërsa Plasari u transportua në një spital në Baker City.

Drejtuesi i mjetit tjetër Goedhart dhe një pasagjer i mitur në kamion u dërguan gjithashtu në një spital me lëndime të lehta, sipas policëve.

Në platformën online për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht "GoFundme" është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit i cili la pas bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar.

Aksident tragjik/ Nuk kishte vendosur rripin, shqiptari fluturon nga makina