The two dead died, the causes of the tragic accident in Kamza were discovered
La të vdekur dy persona, zbulohen shkaqet e aksidentit tragjik në Kamzë

XING
Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e djeshme në Kodër Kamzë, ku mbetën të vdekur dy persona Ramazan Ishni dhe një vajzë 7-vjeçare tronditi gjithë opinionin publik. Siç u mësua pasi 38 vjeçarja Rozina Koleci humbi kontrollin e mjetit përplasi Ramazan Ishnin, i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas ka goditur dhe nënë me dy vajzat e saj, njëra prej të cilave vdiq në vend.
Sipas ‘Ora News’ ndaj Rozina Kolecit është firmosur arresti dhe pritet që ajo të dal përpara Gjykatës për të marrë masën. Gjithashtu është zbuluar së në dëshminë e saj ajo ka treguar se ka ngatërruar frenat me gazin në momentin që po i jepte makinës.
Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi.