The union declared separation from Alvisa, Hyseni bites them badly
Bashkimi deklaroi ndarjen nga Alvisa, Hyseni i thumbon keq

Ditën e djeshme Bashkimi i habiti të gjithë duke deklaruar ndarjen e papritur nga Alvisa. Dyshja dukeshin shumë mirë me njëri-tjetrin në një intervistë të dhënë një javë më parë, por Bashkimi shkruajti se gjërat mes tyre nuk po ecnin.
“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.
Jeta vazhdon", ishte postimi i tij.
Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Hysenit. Në një postim në rrjete sociale ai ka shkruar: Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një datë skadence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe nëse të gjithë e besojnë.