'The voice of Match', the young singers emerging from the love show
'The voice of Përputhen', këngëtarët e rinj që po dalin nga emisioni i dashurisë

"Përputhen" është një mundësi e mirë për t'u bërë i famshëm dhe disa prej konkurrentëve e kanë shfrytëzuar më së miri këtë. Dita ditës nga emisioni i dashurisë po dalin këngëtarë të rinj që po i bashkohen tregut muzikor ndërsa ata që ishin futur kësaj fushe, morën edhe më shumë famë. Si Mevlani, i cili dikur nuk kishte famën që ka sot dhe miliona klikimet, siç e ka pranuar edhe vetë.
Apo Sara, e cila ndonëse ka treguar se ka hequr dorë nga muzika, në fakt pas futjes në "Përputhen", këngët e saj patën një rritje klikimesh nga fansat që dëshironin të dinin më shumë mbi karrierën e saj muzikore.
Ndërkohë nga "Përputhen" po dalin edhe këngëtarë të rinj dhe e para ishte Melisa, e cila menjëherë pas largimit, publikoi këngën "U kry". Vetëm dy ditë pas publikimit kënga arriti 1 milion.
Pas Melisës, muzikës iu fut edhe Juli, i cili ka publikuar 2 bashkëpunime me Mevlanin, këngët: "X5" dhe "Dashnia".
Një tjetër konkurrent që publikoi këngë është edhe Princi. Madje kënga e tij mori shumë vëmendje për vetë faktin se i bënte diss Jasminës. Një lëvizje e zgjuar kjo në një moment kur të gjithë po flisnin për sherrin e tyre.
Por edhe Jasminën mund ta shohim në të ardhmen me një këngë pasi konkurrentja ka publikuar më parë video duke kënduar dhe ka treguar se e ka pasur pasion që e vogël.
Pas largimit nga "Përputhen", edhe Kristjani po i përkushtohet muzikës. Ish-konkurrenti ka ndarë me ndjekësit freestyle-in e tij të parë me titull "Illusion".
View this post on Instagram
Së shpejti edhe Ana Lleshi do të publikojë këngën e saj të parë. Ish-konkurrentja ka treguar se kënga është realizuar për dy orë dhe producentët janë habitur nga talenti i saj.
Po ashtu dhe Ana Kauri ka menduar t'i futet muzikës, por nuk e dimë nëse e ka nisur punën për këngën e saj të parë.
Edhe Arsimi do të publikojë një këngë në fund të prillit ose në fillim të majit, siç ka treguar në Instagram pak kohë më parë./Xing.al