The well-known Albanian rapper gets into politics
Reperi i njohur shqiptar i futet politikës

XING
Reperi i njohur i hiteve të vitit 2000, "Mad Lion", emri i vërtetë i të cilit është Luan Zeqiri, i është futur politikës.
Ai është prezantuar me të njëjtin emër si në muzikë, ku pati sukses të madh me hitet si "Molla me shërbet", "Krejt mahalla n'disko" etj.
Lajmin e futjes së tij në politikë e dha "Lëvizja vetëvendosje", me të cilën ai është bashkuar së fundmi.
“Lëvizjes sot i’u bashkua edhe një anëtar i ri, Luan Zeqiri, i njohur me emrin artistik “Mad Lion”. Mirëseardhje i uruan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë së Qendrës së Prishtinës, Egzon Azemi”- shkruhet në njoftimin në Facebook.