7 Qershor 2023, 16:41

The well-known couple ends their 25-year marriage

I jep fund martesës 25-vjeçare çifti i njohur

XING

I jep fund martesës 25-vjeçare çifti i njohur

Kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas 25 vitesh së bashku çifti i njohur italian Sonia Bruganelli dhe Paolo Bonolis. Ka qenë moderatori ai që ka dhënë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne jemi të ndarë, por jemi më të bashkuar se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi për familjen tonë, për njëri-tjetrin. Ndjenja është e fortë, por nuk është më ajo që na afroi”, ka shkruar ai.

I jep fund martesës 25-vjeçare çifti i njohur

Ata thanë se vendosën që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre, jo për shkak të tradhtisë, por sepse ndjenjat për njëri-tjetrin nuk ishin më si në fillim.

Sonia Bruganelli dhe Paolo Bonolis janë prindër të tre fëmijëve. Moderatori i famshëm pohoi se ka në plan të punojë dhe për pak kohë dhe pastaj të tërhiqet, në mënyrë që t'i përkushtohet fëmijëve. “Nuk kam përse rri patjetër në televizion, është mirë dhe në vende të tjera”, ka shtuar ai.