23 Qershor 2023, 18:26

The wheelchair-bound graduate who went viral dancing, his mother is in tears: He was ashamed to go

Maturanti në karrocë me rrota që u bë viral duke kërcyer, përlotet e ëma: Kishte turp të shkonte

XING

Maturanti në karrocë me rrota që u bë viral duke

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Angel Duhanxhi, maturanti nga një gjimnaz profesional në Elbasan, video e së cilit u bë virale. Shokët iu ulën në gjunjë gjatë festës së maturës, duke bërë të mundur që të gjithë të kërcenin e të shijon atmosferën e mbylljes së studimeve.

Teksa e rishihte këtë video, e ëma e Angelit u përlot. Ajo tregoi se ai është natyrë e ndrojtur dhe fillimisht kishte vendosur që të mos shkonte në mbrëmjen e maturës.

Maturanti në karrocë me rrota që u bë viral duke

“U kënaqa shumë, por kisha pak ndrojtje në fillim. Se isha merak si do më shinin klasat e tjera. Po u kënaqa se shokët më ftuan në pistë të kërceja dhe u kënaqa”, tregoi vet Angel.

Ai më pas iu bëri thirrje njerëzve të mos e shohin plot mëshirë sepse e bëjnë të ndihet keq. Thënë këtë, e ëma tregoi se ka patur raste kur njerëz të ndryshëm i ofrojnë para në shenjë keqardhje, çka nuk ndikon aspak pozitivisht në shëndetin e tij emocional.