27 Qershor 2023, 13:32

The woman from Kosovo who scalded the child with hot water is sentenced to life imprisonment

Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Kosova, përvëloi fëmijën me ujë të nxehtë

XING

Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Kosova,

Një grua nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. Kështu mori vendim Gjykata e Qarkut në Verden.

25-vjeçarja, në Gushtin e vitit të kaluar e kishte larë vajzën e saj me ujë shumë të nxehtë aq sa ajo pësoi djegie me rrezik për jetën.

Gruaja nuk e kishte dërguar të bijën fare te mjeku, për shkak se nuk kishte sigurim shëndetësor.

E reja kishte frikë se nuk do të mund t’i përballonte shpenzimet, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas gjykatës, ajo nuk e kishte trajtuar fëmijën në mënyrë të përshtatshme. Gruaja e kishte lyer me krem dhe e kishte fashuar katërvjeçaren.

Vajza vdiq 12 ditë pasi ishte përvëluar. E pandehura gjatë gjykimit tha se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë.

Gruaja ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza./Klan Kosova