There are two of the most famous sisters, but see what Pear Dice says about Luana and the Navy
Janë dy nga motrat më seksi, por shihni ç’thotë Fiori Dardha për Luanën dhe Marinën

Moderatorja e emisionit "Boom" Fiori Dardha është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit e saj. Së fundmi Fiori u bë pjesë e opsionit të famshëm ku i përgjigjet pyetjeve të fansave të saj.
Njëri prej tyre e ka pyetur Fiorin se ç’mendim ka për Luana dhe Marina Vjollcën. Ajo nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe i ka cilësuar dy moderatoret e famshme si dy vajzat shumë të sjellshme.
"Gjatë gjithë viteve të mia në televizion (edhe në Top Channel) kam njohur e kam parë se si janë në marrëdhënie pune plot personazhe publikë që gëzojnë simpatinë e publikut, por dhe që në marrëdhënie njerëzore lenë për të dëshiruar. Shpesh ata që paragjykohen më shumë janë më korrektë e më me këmbë në tokë. Ndaj them me bindje se Luana Vjollca dhe Marina Vjollca janë ndër vajzat më të sjellshme të ekranit! Vajza për së mbari!”, është shprehur gazetarja.