13 Gusht 2018, 22:39

They accused him of throwing the house on fire, the young bride speaks: "My husband annoyed me

E akuzuan se i vuri flakën shtëpisë, flet nusja e re: Burri më mërziti

XING

E akuzuan se i vuri flakën shtëpisë, flet nusja e re: Burri

Një shtëpi u shkrumbua nga flakët ditën e sotme në fshatin Grecalli në Fier. Në momentin e ngjarjes, në banesë nuk kishte familjarë, por dyshimi kryesor ka rënë tek nusja e shtëpisë për shkak të deklaratës së bashkëshortit të saj. 

"Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë”, është shprehur Ardian Xhika për "Report tv".

Policia ka shoqëruar nusen për ta marrë në pyetje dhe 37-vjeçarja sipas burimeve të "Report tv" ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin. Nusja ka treguar se sapo ka dalë në oborr ka parë flakët dhe sipas saj shtëpia ka rënë në flakë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

E akuzuan se i vuri flakën shtëpisë, flet nusja e re: Burri