They always hide their face, Erion reveals to whom she resembles little Kajan
Ja fshehin gjithmonë fytyrën, Erioni zbulon kujt i ngjan vogëlushi Kajan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velija dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë 7 muaj më parë prindër për herë të parë të një djali që i vendosën ermin e veçantë Kajan.
Çifti është treguar shumë diskret dhe në asnjë foto nuk e kanë zbuluar fytyrën e vogëlushit. Ndonëse kanë publikuar shumë postime me të, ata janë kujdesur që Kajan gjithmonë të jetë me shpinë.
Megjithatë, së fundmi Velaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vizioni i pasdites’ me Evi Reçin dhe i pyetur për djali dhe se kujt i ngjan ai tani që është rritur, Erioni ka thënë se është njësoj si e ëma.
"I ngjan mamës së vet. E çfarë të kushton të thuash një fjalë të mirë, t'ia bësh qejfin gruas që është aty dhe merret me të më shumë sesa ty, që ti të marrësh pastaj të gjithë lavdinë e ngjashmërisë", ka treguar Erioni.
Ai gjithashtu ka folur dhe për prindërimin dhe raportin që ka me Kajan tani që po rritet.
"Kur ai sheh mamin duhet të hajë atë që përgatitet dhe duhet të flejë. Kur ai sheh babin, sheh një njeri që mund të argaliset dhe mund të shpartallojë të gjithë shtëpinë", ka thënë kryebashkiaku.
View this post on Instagram