They dropped the breathing apparatus, returning energy to the 7-year-old home with asthma
I hoqën aparatin e frymëmarrjes, rikthehet energjia në shtëpinë e 7-vjeçares me astmë

XING
Ditën e djeshme 'Ballkanweb' raportoi rastin e një 7-vjeçareje nga fshati Lekaj i Lushnjes, e cila kishte probleme me frymëmarrjen dhe ndihmohej gjithmonë nga një aparat.
Prej 10 ditësh, nga pamundësia e familjes për të paguar energjinë elektrike, shteti i kishte ndërprerë dritat në shtëpinë e Stelës dhe ajo kishte shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen, pasi në mungesë të dritave nuk mund të vinte në punë aparatin.
Pas apelit të nënës së 7-vjeçares, e cila kërkonte ti siguronte frymën fëmijës së saj, OSHEE i ka lidhur sërish dritat në shtëpinë e vogëlushes, të cilës i është rikthyer shpresa për të jetuar.