16 Gusht 2018, 22:05

They harassed colleagues at work, the nurse kills himself

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten

XING

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten

Një infermiere ka varur veten pasi u ngacmua nga kolegët në spitalin ku ajo punonte. Nënë e dy fëmijëve, Rhian Collins, 30 vjeç, thuhet se ngacmohej nga stafi i tij në një spital të shëndetit mendor ku ajo punonte. Ajo i tha familjes se kolegët e saj e bënin jetën e saj 'shumë të vështirë' dhe i jepnin turnet më të këqija. 

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten

Familja i tha policisë se e reja po luftonte për të përballuar 'stresin dhe orët që rrinte vetëm' dhe po kërkonte një punë të re. Rhian kishte filluar të merrte pilula për t'u dobësuar dhe ishte larguar nga familja e saj. E reja kishte kërcënuar se do vetëvritej shumë herë. 

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten

Rhian u gjet e varur në shtëpinë e saj në Swansea, Uells. Sipas hetimeve nuk ka pasur përfshirje të palës së tretë dhe asnjë rrethanë të dyshimtë. I fejuari i 30-vjeçares shkroi në Facebook: "Unë të dua Rhian, që nga fillimi deri në fund të jetës, do më mungosh çdo sekondë, çdo ditë, për pjesën tjetër të jetës".

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten

E ngacmonin kolegët në punë, infermierja vret veten