7 Gusht 2018, 16:14

They lost all documents in the fire, the measures that will be taken for Albanians in Greece

Humbën gjithë dokumentet në zjarr, ja masat që do merren për shqiptarët në Greqi

XING

Humbën gjithë dokumentet në zjarr, ja masat që do merren

Zjarri masiv që ra pak javë më parë në zonën e Matit në Greqi la shumë pasoja në vendin fqinjë. Përveç numrit të lartë të viktimave shkaktoi dhe shumë dëme materiale dhe shumë familje mbetën pa strehim.

Humbën gjithë dokumentet në zjarr, ja masat që do merren

Mirëpo shumë emigrant shqiptar përveç se mbetën pa  shtëpi humbën edhe të gjithë dokumentet e tyre të identifikimit. Ditën e sotme është dhënë në lajmërim i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që nuk kanë një mjet identifikimi.

Humbën gjithë dokumentet në zjarr, ja masat që do merren

Siç ka treguar Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë ditën e sotme një lajmërim ku ka thënë se të gjitha shpenzimet e dokumenteve do të paguhen të gjitha nga ana e ambasadës.

Humbën gjithë dokumentet në zjarr, ja masat që do merren

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrik në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook. Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.