1 Gusht 2018, 20:10

They married without the permission of the parents, the young couple are harshly torturing

U martuan pa lejen e prindërve, çiftin e ri e torturojnë barbarisht

XING

U martuan pa lejen e prindërve, çiftin e ri e torturojnë

Një çift i ri është torturuar barbarisht duke u rrahur dhe duke u detyruar të pinë urinë pasi u martuan pa lejen e prindërve. Ngjarja ka ndodhur në Alirajpur, Madhya Pradesh, Indi dhe pamjet u publikuan online nga një prej të pranishmëve që ushtruan dhunë. 

U martuan pa lejen e prindërve, çiftin e ri e torturojnë

Djali, 23 vjeç u lidh tek një shtyllë dhe u rrah ndërsa vajzën, 21 vjeç e zhveshën dhe i prenë flokët. Më pas çiftin e detyruan të pinin urinë si ndëshkim. 

U martuan pa lejen e prindërve, çiftin e ri e torturojnë

Çifti janë rritur në të njëjtin fshat dhe u martuan pa dëshirën e prindërve sipas mediave lokale. Dhëndri është munduar të zbusë marrëdhënien me familjen e vajzës duke dhuruar dy dhi dhe 70 mijë rupi, por nuk ja ka vlejtur që ata t'i lejonin të martoheshin. Çifti u larguan nga vendi për të gjetur punë, por kur u kthyen për vizitë, familja e vajzës i sulmoi.

U martuan pa lejen e prindërve, çiftin e ri e torturojnë